Lajme

Kurti takohet me Bozsik, flasin për kontributin e Hungarisë vitin e ardhshëm në Këshillin e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 17 November 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, i cili deri me tani ka shërbyer në cilësinë e zëvendësambasadorit.

Bëhet e dit se ai e falënderoi Bozsikun për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë që prej vitit 2016, dhe përgëzoi për detyrën e tij të re si ambasador.

Ndërkaq, Bozsik shprehu përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës.

-Advertisement-

“Thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i dyanshëm. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Tutje bëhet e ditur se Kurti falënderoi Hungarinë për mbështetjen në fushën e arsimit, veçanërisht 75 bursa në vit të ndara për studentët nga Kosova, por edhe përkrahjen në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Rruga përpara e rajonit drejt integrimit në BE e prosperitetit mbetet me rëndësi, ku u veçua dhe kontributi që Hungaria mund të japë vitin e ardhshëm gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Me këtë rast, i pari i qeverisë kosovare tha se Kosova ka nevojë vitin e ardhshëm për mbështetje për statusin e vendit kandidat për BE, për Partneritetin për Paqe drejt anëtarësimit në NATO, dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera