Lajme

Kurti takohet edhe me një tjetër senator amerikan, thotë se foli me të për “eksplorim të rrugëve të reja për bashkëpunim”

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 21 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me senatorin demokrat, Peter Welch, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Kurti e theksoi se Welch kishte vizituar Kosovën menjëherë pasi ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, ndërsa tha se me të ka folur për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për “eksplorim të rrugëve të reja për bashkëpunim”.

“Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch, një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim”.

-Advertisement-

Kurti tha se senatorit amerikan i ka folur edhe për “progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është edhe arsimit i lartë falas”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera