Lajme

Kurti sulmon opozitën: Po pengojnë çdo reformë duke iu drejtuar Kushtetueses, sistemi i drejtësisë të zhvishet nga ndikimet politike

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 May 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar Strategjinë Kundër Korrupsionit, ndërsa tha se janë duke e përmbushur zotimin në rrugën drejt një shoqërie të çliruara nga korrupsioni.

Sipas tij, sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike. Ai pati kritika edhe për opozitën që po pengojnë çdo reformën në drejtësi duke iu drejtuar Gjykatës Kushtuese.

“Mungesa e korrupsionit në Qeveri kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Qytetarët tanë e kanë besuar këtë duke votuar masivisht në zgjedhjet e fundit. Gjatë qeverisjes dy vjeçare kemi rezultate të prekshme të luftimit të kontrabandës, reformën po e vazhdojmë me vettingun. Vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtarë, bie në përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresimin në Kushtetuese. Por qytetarët na kanë besuar me votën e tyre”.

-Advertisement-

“Sot jemi mbledhur për të përmbushin zotim dhe përgjegjës për ta hartuara Strategjinë Kundër Korrupsionit duke shtruar rrugën drejt një shoqërie të çliruara nga korrupsioni. Duhet ta kthejmë vëmendjen nga prokurorimi publikë. Zëri i qytetarit duhet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të varte nga bashkëpunimi i të gjithë akterëve. Unë kam besim tek këta sepse përfaqësojnë nivelin më të lartë qeveritar, këta do të harrojnë strategjinë që do ta mundësojnë transferimin e institucioneve”.

“Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhveshët nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”.

Ministri i Financave Hekuran Murati, i cili është Udhëheqës i grupit ndërministror për hartimin e kësaj strategjie, tha se përmes kësaj strategjie synojnë që ta luftojnë korrupsionin nga të gjitha anët.

“Të gjithë e njohim ndikimi që ka korrupsioni në shoqëri. Ai pengon rritjen ekonomike dhe pengon qytetarët që të zhvillojnë një jetë të shëndetshme”.

“Sot po shënojmë një ditë të rëndësishme për të luftuar korrupsionin në vend. Përmes kësaj strategjie synojmë të luftojmë korrupsionin nga të gjitha anëtar. Rruga drejt luftimit të korrupsionit kërkon vullnet dhe punë dhe në si Qeveri e kemi dëshmuar këtë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera