Kurti: Sụlmi në Ibër-Lepenc na bëri të kuptojmë sa e rëndësishme është të forcohemi në aspektin energjetik
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 18 December 2024
Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme.
Ai shtoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.
“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritje të bruto produktit vendor prej 6.36 përqind mesatarisht në tri vitet e fundit. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte. Kjo reflekton edhe në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga bizneset. Padyshim që kjo rritje ekonomike duhet të reflektohet edhe me rritjen e kapaciteteve të energjisë. Varësia nga importi i energjisë, veçanërisht nga shtetet autokratike, janë të rrezikshme jo vetëm për ekonominë por edhe për sigurinë kombëtare.
“Sulmi kinetik ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit për furnizim me ujë e energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes e të jetës sonë. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.
Të tjera
-
Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e për...
-
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së...
-
Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e...
-
Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Muzeut që dokumenton krịmet serbe në Kosovë
Kosova pritet të bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky prop...
-
Nenad Rashiq nuk përkrah themelimin e muzeut për gjenocid, abstenon në votim
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket the...
-
Trupi gjykues: Marrëveshja e re për pranim fajësie e Ismet Bahtijarit i plotëson kushtet
(Përditësuar, ora 11:55)- Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, në...
-
Kurti i drejtohet mërgatës nga mbledhja e qeverisë: Regjistrohuni dhe votoni
Kryeministri Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke i bërë thirrje...
-
Glauk Konjufca bëhet baba për herë të tretë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë sot baba për herën ...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arres...
-
MPB lëshon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar flet arrestimin ndërkombëtar për...
-
U denoncua e zhdukur, gjendet e vdẹkur në kanal 26-vjeçarja nga Kukësi
Një ditë pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur, policia e Kukësit ka gj...
-
Goditet nga një veturë derisa ishte duke ecur, drejtuesi i automjetit në Prishtinë ik nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është dërguar për tretman në...