Lajme

Kurti s’pranon të komentojë akuzat e djeshme ndaj mediave: Flasim në vende të tjera, herë të tjera

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 09 December 2024

Kryeministri Albin Kurti refuzoi të flasë lidhur me sulmin e tij ndaj mediave të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në QKUK, ku shkoi për përurimin e punimeve të rinovimeve në Klinikën e Radiologjisë, ai u pyet për deklaratën e tij se “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë”.

“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë. Jemi në Klinikën e Radiologjisë. Për çështje të tjera flasim në vende të tjera, herë të tjera. Faleminderit shumë”, tha Kurti, duke u larguar, pasi paraprakisht ishte ndalur para mikrofonave për të folur për rinovimet në këtë klinikë.

-Advertisement-

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e Kurtit ndaj mediave, të cilën e ka konsideruar të rrezikshme.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit Kurti, që i rendit mediat e Kosovës përkrah Serbisë. Një fjalor i tillë i papranueshëm që vjen nga kreu i qeverisë, direkt vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Është koha e fundit që zoti Kurti të ndalojë së përdoruri një gjuhë të tillë të nxitjes së urrejtejes ndaj medieve, që pastaj reflektohet dhe shumëfishohet nga shumë prej votuesve të tij. Në respektim të lirisë së medies dhe lirisë së shprehjes, gazetarët dhe mediet në Kosovë duhet të lejohen që të ushtrojnë punën e tyre për të mbajtur përgjegjëse qeverinë, pa u penguar dhe intimiduar nga pushteti”, u tha ndër tjerash në reagimin e AGK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera