Lajme

Kurti sot pret në takim Lajçakun

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 06 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të vijë edhe në Prishtinë.

Raportohet se Lajçak do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky takim nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Lajçak, përmes një njoftimi në Twitter, tha se me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka diskutuar për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera.

“Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, shkruan Lajçak në Twitter.

Disa ditë më parë, Lajçak ka thënë se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq do të sigurohet se të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera