Lajme

Kurti sot pret në takim delegacione nga Finlanda dhe Irlanda

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 04 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të presë në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi do të bëhet tek ndërtesa e Qeverisë me fillim nga ora 09:55.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera