Lajme

Kurti: Sot nderojmë gratë e forta që treguan të vërtetën për krimet e Serbisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 14 April 2023

Në Ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tha se Marte Tunaj, Vasfije Krasniqi Goodman e Shyhrete Tahiri Sylejmani, me guxim e forcë të pashembullt, u bënë zëri i mijëra grave e burrave të tjerë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, i pari i qeverisë tha se çdo ditë solidarizohemi me të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit.

-Advertisement-

“Duke njohur dhimbjen dhe vuajtjet e grave dhe vajzave, të burrave dhe djemve, të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, në bashkërendim me Presidenten e Republikës së Kosovës, 14 prillin e kemi shpallur Ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Heshtja që mveshë këtë krim lufte i pengon të mbijetuarat që të kërkojnë mbështetjen dhe drejtësinë e merituar. Andaj është e domosdoshme përkrahja e pakushtëzuar shoqërore, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka shkruar Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera