Ekonomi

Kurti sot merr pjesë në sesionin hapës të Forumit Ekonomik të Vjenës

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 08 May 2023

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot Forumi Ekonomik i Vjenës (VET) mban konferencën me titull “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”.

Kurti do të marrë pjesë në sesionin hapës nga ora 9:00, ku do të jetë folës kryesor.

Kryeminsitri mbrëmë në një event të organizuar, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, ku këtë herë Kosova është nikoqire e saj.

-Advertisement-

Ai përmes një postimi në Twitter tha se bashkëpunimi ekonomik, krijon shoqëri më të drejta e jo vetëm gjenerim të pasurisë.

”Sonte (mbrëmë) mirëprita pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, të cilin e kemi nderin ta presim këtë vit në Kosovë. Bashkëpunimi ekonomik midis demokracive jo vetëm që gjeneron pasuri, por gjithashtu mbështet vlerat tona të përbashkëta, duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të prosperuara për qytetarët tanë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera