Kurti: Sot, imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 16 February 2023
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se imazhi i Kosovës në botë, në ditët e sotme, është më i miri, prej se është shpallur pavarësia, 15 vite më parë.
Në një intervistë me DW, Kurti tha se në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, festojmë me gëzim për sukseset dhe në të njëjtën kohë me dhembje për çmimin e lartë që kemi paguar.
“Në 15 vjetorin e pavarësisë, ne festojmë me gëzim për sukseset dhe të arriturat, dhe në të njëjtën kohë, edhe me dhembje dhe pikëllim për çmimin e lartë që kemi paguar, edhe për çlirimin, edhe për pavarësimin e vendit tonë, duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe kontribuuan. Kosova njihet nga 117 vende anë e mbanë botës dhe sot imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë”, tha Kurti.
Kurti e tha këtë, teksa përmendi disa të arritura gjatë qeverisjes së tij.
“Në dy vitet e fundit kemi avancuar 20 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, sipas organizatës prestigjioze ndërkombëtare “Transparency International”, për herë të dytë jemi të parët në Ballkan, sa i përket sundimit të ligjit, sipas “World Justice Project” dhe gjithashtu kemi avansuar 17 vende sa i përket lirisë së medias. Rritje ekonomike katër përqind pasi që të hiqet inflacioni, eksportet janë rritur për 23 përqind, të hyrat tatimore 22 përqind, buxheti për 17 përqind dhe investimet e huaja për 44 përqind. Pra progresi demokratik dhe progresi ekonomik në Kosovë është evident. Kjo na bën edhe krenar edhe optimist”, u shpreh Kurti.
Të tjera
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...