Kurti: Situata në veri është e vështirë

Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 18 June 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në Ndërtesën e Qeverisë, një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Bashkë me kryeministrin Kurti, i cili mirëpriti këtë takim që i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti.
Ai i falënderoi deputetët austriakë për vizitën dhe i njoftoi me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit, me theks te progresi ekonomik dhe demokratik, dhe te situata në katër komunat në veri të vendit.
Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave.
Për sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës, me ç’rast ndau me ta dëshmitë që tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla. Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova.
Deputetët që vinin nga radhët Partisë së Popullit (ÖVP), Partisë së Lirisë (FPÖ) dhe asaj Social Demokrate (SPÖ), u shprehëm mirënjohës për takimin dhe bisedën. Ndër të tjerash, u dha edhe vlerësim pozitiv për punën e Qeverisë, sidomos në luftimin e korrupsionit, gjë që po vlerësohet në Evropë nga të gjithë, siç u shpreh njëri prej tyre.
Kryeministri Kurti falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht së fundmi me votën PËR në fazën e fillestare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të tjera
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Haradinaj: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar – bashkë me të tjerët
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së e ish...
-
Abdixhiku i prerë: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur q...
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...