“Kurti shumë shpejt do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë”
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 19 October 2022
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ditët në vazhdim do ta bëjë emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Madje, ajo tha se shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë, ndonëse sipas saj, ish-ministri Rifat Latifi ka qenë i përgatitur, por përvoja në Amerikë ndryshon nga ajo në Kosovë.
“Emërimet bëhen nga ekzekutivi besoj që shumë shpejt edhe kryeministri do të dalë me një propozim konkret sepse shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë”.
“Nuk është që nuk ka punuar edhe zotëri Latifi, por si duket përvoja e tij në shtetin e Amerikës nuk ka mundur të imagjinojë që sot në sistemin tonë shëndetësor nuk ki sigurime. Besoj që në ditët në vazhdim do ta bëjë një emërim në Shëndetësi”, tha ajo për eo.
Sipas saj, ndryshime të mëdha ka pasur në ShSKUK ngase siç thotë ajo ky institucion nuk vuan më nga mungesa barnave nga lista esenciale.
Deputetja Sadiku-Tishukaj tha se kryeministri Kurti me marrjen e drejtimit të Komitetit Ekzekutiv do ta ketë fokus kryesor shëndetësinë.
“Nuk është që nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi. Në raportin e ish drejtorit të ShSKUK është cekur që për herë të parë SHSKUK nuk vuan më për listën esenciale. Mirëpo aty janë ndarë 12 milionë euro nga qeveria Kurti për të mos pasur mungesë të listës esenciale”.
“Kryeministri Kurti e ka marrë përgjegjësinë dhe është tek komiteti ekzekutiv për shëndetësi besoj që do ta ketë fokusin e Qeverisë Kurti sepse jemi vonuar shumë në këtë aspekt në lidhje me sigurimet shëndetësore që janë të aprovuara në parlament që nga 2011 është diçka që duhet të punohet në të”, tha Sadiku-Tishukaj.
Të tjera
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...