“Kurti shumë shpejt do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë”
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 19 October 2022
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ditët në vazhdim do ta bëjë emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Madje, ajo tha se shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë, ndonëse sipas saj, ish-ministri Rifat Latifi ka qenë i përgatitur, por përvoja në Amerikë ndryshon nga ajo në Kosovë.
“Emërimet bëhen nga ekzekutivi besoj që shumë shpejt edhe kryeministri do të dalë me një propozim konkret sepse shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë”.
“Nuk është që nuk ka punuar edhe zotëri Latifi, por si duket përvoja e tij në shtetin e Amerikës nuk ka mundur të imagjinojë që sot në sistemin tonë shëndetësor nuk ki sigurime. Besoj që në ditët në vazhdim do ta bëjë një emërim në Shëndetësi”, tha ajo për eo.
Sipas saj, ndryshime të mëdha ka pasur në ShSKUK ngase siç thotë ajo ky institucion nuk vuan më nga mungesa barnave nga lista esenciale.
Deputetja Sadiku-Tishukaj tha se kryeministri Kurti me marrjen e drejtimit të Komitetit Ekzekutiv do ta ketë fokus kryesor shëndetësinë.
“Nuk është që nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi. Në raportin e ish drejtorit të ShSKUK është cekur që për herë të parë SHSKUK nuk vuan më për listën esenciale. Mirëpo aty janë ndarë 12 milionë euro nga qeveria Kurti për të mos pasur mungesë të listës esenciale”.
“Kryeministri Kurti e ka marrë përgjegjësinë dhe është tek komiteti ekzekutiv për shëndetësi besoj që do ta ketë fokusin e Qeverisë Kurti sepse jemi vonuar shumë në këtë aspekt në lidhje me sigurimet shëndetësore që janë të aprovuara në parlament që nga 2011 është diçka që duhet të punohet në të”, tha Sadiku-Tishukaj.
Të tjera
-
Si e arsyetoi Themelorja vendimin me të cilin ministrja Gërvalla u lirua nga akuza për mosraportim të pasurisë?
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryem...
-
Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë
Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë para se Donald Tru...
-
Ramush Haradinaj nga Washingtoni: Shteti mbahet me miq
Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramu...
-
Dervishaj i emocionuar pas takimit me banorët e fshatit të tij: Më besoni se çdo hap që bëj, është për ju
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia D...
-
FSK-ja nis ligjëratat për vetëdijesimin nga rreziku i minave
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Instruktorëve të Kompanisë së Demin...
-
Musliu: Shëndetësia në Kosovë kërkon ndërhyrje emergjente, PDK-ja e ka pozicionuar ndër top prioritetet e saj
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e ...
-
“Ju falënderoj që gjithherë jeni me ne” – Deputetja Vlora Dumoshi mirëpritet në familjet kosovare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, po vazhdon takimet...
-
Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen masive që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qyte...
-
Pas një viti, Prokuroria ngre aktakuzë për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë lidhur me rastin e rrëzimit ...
-
Ramadani: Haradinaj po bën punë të mirë në Amerikë, anëtarësimi në NATO është mbi gjithçka
Burim Ramadani ka shkruar në Facebook se Kosova duhet ta shfrytëzojë inauguri...
-
Vdẹs 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren
Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fi...
-
Haradinaj mirëpritet në Obiliq: I’u përdorën për fushatë e as një gozhdë se kanë ngul qe 4 vjet
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ësh...