Lajme

Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael, qëndroj me aleatët tanë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 09 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe një herë pas ngjarjeve në Izrael, që nisën me sulmin nga Hamasi të shtunën në mëngjes.

Kurti u shpreh shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin e viktimave, që sipas të dhënave të fundit, ka mbërritur në të paktën 700 izraelitë të vrarë.

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

“Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shtoi ai.

Para dy ditësh, Kurti tha se Kosova i dënon të gjitha aktet e dhunës dhe tha se qëndrojnë “në solidaritet të palëkundur me të prekurit”. Për këtë, u falënderua nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, shkroi në shqip Ziv.

Ambasadorja izraelite dje shprehu edhe një herë mirënjohjen e thellë ndaj “miqëve në Kosovë” për mbështetjen e treguar pas sulmeve të Hamasit. Ziv shkroi në “X” se mbështetja e Kosovës “ka një rëndësi të madhe”.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, shkroi ajo.

Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasi. Sot është dita e tretë e luftimeve pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur dhe Izraeli u kundërpërgjigj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera