Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për Bekim Lumin

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 30 July 2018

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vdekja e regjisorit Bekim Lumi i ka lënë të pikëlluar të gjithë dashamirët e teatrit, përcjell KosovaPress.

“Bekim Lumi megjithatë jetoi mjaftueshëm sa për të vënë në skenë, të përshtatura me stilin e vet tejet origjinal, dramat e Ionésco-s, Chekhov-it, Shakespeare-it, Koltés-it, Mrožek-ut etj. por edhe dramatizime të frymëzuara nga tekste të Lorca-s, Fishtës etj. Imagjinativ me tekstin, rigoroz me rolet, punëtor me aktorët, kreativ për lojën e tyre. Bekim Lumi nuk pranonte më pak se përsosurinë e përfytyruar dhe nuk ndalej as shkurtimisht te suksesi i arritur”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti nuk la pa kritikuar institucionet e Kosovës për qasjen ndaj Lumit.

-Advertisement-

“Në fund të jetës së vet, tashmë i sëmurë prej një sëmundjeje të rëndë, shteti i Kosovës nuk qe në gjendje t’i ndihmonte, ashtu siç nuk i ndihmon dot qindra qytetarëve të tjerë, për të paguar kurimin e shtrenjtë. Por ai nuk u thye, dhe në formë testamenti artistik, politik e qytetar, vuri në skenë veprën e njohur të Bertolt Brecht-it, “Arturo Ui”: historia e ardhjes në pushtet të një diktatori, me ndihmën e mafisë, përmes dhunës, por sidomos përmes servilizmit të burokratëve e përmes apatisë dhe frikës së njerëzve të zakonshëm”, shkroi i pari i Vetëvendosjes në rrjetin social Facebook.

Ai në fund të publikimi ka ngushëlluar familjarët, kolegët, studentët dhe dashamirët e artit e të jetës së Bekim Lumit, duke shtuar se “një mendje e shkëlqyer nuk është më mes nesh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera