Lajme

Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 23 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vendimet të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 226 që e ka mbajtur sot.

Kurti ka thënë se e kanë  nisur me vendimin e lidhjes së e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

“E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më pas ai ka përmendur edhe vendimet e tjera të cilat i ka marrë Qeveria sot:

Miratuam dy projektligje me rëndësi:

– Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;

– Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Në mesin e vendimeve që morëm ishin edhe:

– miratimi i Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, i cili përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale;

– shpronësimi përfundimtar i pronave të prekura nga realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”;

– aprovimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që përmes granteve dhe subvencioneve parasheh avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, integrimin e plotë dhe zhvillimin e barabartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera