Lajme

Kurti shkon për ngushëllime te familja e deputetit Fatmir Humolli për vdekjen e vëllait

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 11 July 2024

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar sot në Lupç të Podujevës për ngushëllime në familjen e Fatmir Humollit, ish-deputetit të Vetëvendosjes, tani deputet i pavarur, për vdekjen e vëllait të tij, Naman Humollit.

Bashkë me Kurtin ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i shprehu deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Humolli, familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Naman Humolli”, thuhet në njoftimin e ZKM.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera