Kurti shkon në Gjakovë për ta përuruar abetaren e përbashkët, atje të gjitha shkollat në grevë
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 01 September 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në Gjakovë për ta përuruar abetaren e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Por, në këtë komunë sot s’është mbajtur fare mësim, meqë të gjitha shkollat i janë bashkuar grevës.
Në ceremoninë e përurimit, Kurti ka thënë se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është një vazhdim i punës së të parëve për gjuhën shqipe.
“Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve, kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, asnjë shkollë në Gjakovë nuk ka mbajtur mësim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Ani pse ka pasur raste kur nxënësit e 48 shkollave në këtë vend kanë shkuar në shkolla, mësimdhënësit kanë përkrahur vendimin e BSPK-së për greva.
Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në Komunën e Gjakovës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sot asnjë nga shkollat nuk kanë mbajtur mësim.
“Ditën e sotme jemi gjetur para një akti tjetër të marrë nga sindikata, e cila ka apeluar ndaj mësimdhënësve që të mbajnë sot grevë. Tani të gjirha shkollat janë në grevë. Ka pasur raste që në disa shkolla kanë ardhur disa nxënës, por janë kthyer në klasët e tyre dhe nuk i kanë gjetur mësimdhënësit…Asnjë shkollë nuk ka vazhduar me procesin e mësimit”, ka deklaruar Berisha për KP.
Ai ka deklaruar se janë furnizuar me tekstet shkollore, por që ende nuk është bërë shpërndarja.
Një gjë të tillë konfirmon edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Zekeria Rexha”, Shote Bezera.
“Shkolla jonë është përgatitur si çdo vit më herët, që të bëjmë përgatitjet më herët si shkollë. Mirëpo, mësimdhënësit, shumica prej tyre kanë shprehur dëshirën që të mbajnë grevën. Njëri nga mësimdhënësit e ka mbajtur një orë mësimore, mirëpo me një nxënës. Kështu që nuk kemi të drejtë me ia ndaluar askujt, është e drejtë e secilit dhe vendim i secilit”, thotë ajo.
Ajo tregon se kujdestarët e paraleleve kanë njoftuar prindërit nëse do të mbahet mësimi.
“Shkolla jonë i ka rreth 80-90 mësimdhënës, i kemi gjithsej 1700 nxënës me 74 paralele; duke filluar nga parafillorët deri në klasën e nëntë…Ne drejtoria e shkollës e kemi marrë një vendim që ditëve në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëjmë me këta mësimdhënës që t’u mundësojmë ta mbajnë mësimin. Tash varët prej rrethanave që do të jenë”, shton Bezera.
Sipas Bezerës, greva është në dëm të nxënësve.
“Dihet se është në dëm të nxënësve është shumë i madh, meqë sot nuk mbajnë mësim. Dihet se kemi pasur pushim…Është një dëm i madh kur kemi parasysh edhe kihën e pandemisë që kemi humbur mjaft”, përfundon Bezera.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25.
Për këtë gjatë ditës ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ka thënë se 320 mijë fëmijëve po i mohohet e drejta e arsimit.
Rreth 25 mijë sot kanë pritur të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Të tjera
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...