Lajme

Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt, shkarkon Shpëtim Selmanajn

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 01 December 2021

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar dy vendime të qeverisë së mëparshme, shkruan Gazeta Infokus.

Njëri nga këto vendimet është edhe ai i 5 qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të NavigacionIt Ajror.

Si zëvendësdrejtor ishte zgjedhur Shpëtim Selmanaj, nga kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur ditën e martë, Selmanaj nuk është më në këtë pozitë.

Me aprovimin e masave të reja në mbledhjen e Qeverisë të 46-tën me rend, kryeministri Kurti ka shfuqizuar edhe këtë vendim të Qeverisë Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera