Lajme

Kurti shënoi kosh, por nuk fitoi në shah

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 26 January 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Podujevës, me ç’rast ka treguar aftësitë e tij në sport.

Vizitën e parë e zhvilloi në shkollën “Xheladin Rekaliu” me rastin e zbatimit të programit “Sport në Shkolla” që ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme përmes pjesëmarrjes së rregullt të nxënësve në aktivitet fizik dhe sport.

Kur pa nxënësit duke luajtur basketboll, kreministri nuk i rezistoi tundimit për ta gjuajtur topin në kosh, të cilës gjuajtje nuk ia huq.

-Advertisement-

“Sporti dhe aktiviteti fizik janë baza e shëndetit, platformë e edukimit, ushqim për mendjen, qendër e rutinës dhe faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme shoqërore”, shkroi Kurti në Facebook, pas këtij aktiviteti.

Ai e provoi veten edhe në shah, por nuk është se doli fitimtar. Në ballafaqim me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, loja përfundoi me remi.Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shpërndarë një video ku në mënyrë digjitale tregohen potezat që kanë luajtur Kurti dhe Budima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera