Kurti: Shembulli i bashkëpunimit ushtarak me shtetin e Iowa-s duhet të vazhdohet në fushën civile
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 13 May 2022
Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ioëa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Guvernatoren e Iowas, Kim Rejnolds.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Iowa-s, si dhe kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.
Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.
“U tha se shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. U veçua fillimi i shërbimeve konsullore në këtë shtet. Në veçanti u vlerësua partneriteti në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve për anëtarësim në NATO. Kryeministri theksoi se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë kontribuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku
Të tjera
-
Ky është 32 vjeçari që u arrestua për grabitjen me ārmë në Prishtinë
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, ku tahsmë po...
-
Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt me aleatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në Presidencë komandantin e ...
-
Grabitje me ārmë në një këmbimore në qendër të Prishtinës, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në një këmbimore ...
-
Akoma nuk ka padi për Banjskën, flasin nga kryeprokuroria
Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit,...
-
Kosova nën masa të BE-së, komisioni për Punë të Jashtme në takim me ambasadorin Rohde
Anëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar me Ambasad...
-
Policia ia publikon fotografinë një gruaje që dyshohet për vjedhje, kërkon ndihmë për kapjen e saj
Policia në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një të dyshuare për një rast ...
-
Ish kryeministri britanik, Tony Blair vjen në Kosovë, Kuvendi njofton për seancë solemne
Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vij në Kosovë. Kj...
-
Meloni në Shqipëri: Marrëveshja për emigrantët, model për vendet e tjera të BE-së
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i vizitoi të mërkurën dy qendrat për...
-
Lajcak në KiE: Njoftova shtetet anëtare për sfidat në dialog, për ta forcuar pozitën tonë në rajon duhet unitet
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për n...
-
Prokuroria Speciale konfirmon se i ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit ...
-
Stano: Lajcak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Orhit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka ...
-
Pritet dorëzimi i raportit për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës
Gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel...