Kurti: Serbia me dekada insistoi në ‘Zajednicë’, dje refuzoi ta nënshkruante draftin e BE-së dhe ShBA-së
Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 27 October 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ndonëse Serbia ka me dekada që po këmbëngul në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dje në Bruksel refuzoi ta nënshkruante draftin e sjellur nga emisarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë për media, pas diskutimeve të djeshme në Nivel të Lartë, Kurti tha se Kosova ishte e gatshme ta pranonte draftin, që shtoi se është punuar përkrah ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ai bëri me dije se ky draft pastaj do të duhej ta kalonte testin e Gjykatës Kushtetuese për t’u vlerësuar legjitim për Kosovën.
“Në takimin e 21 tetorit nga emisarët na është thënë që drafti për vetmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do nënshkruhej parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra kushtetuesja jep vlerësimin e kushtetushmërisë së këtij propozimi”.
Kurti tha se Kosova e do integrimin e serbëve në institucione, dhe si e tillë u ka dhënë shumë përkrahje atyre.
“Ne ofruam që të nënshkruanim marrëveshjen Bazë të Brukselit të 27 shkurtit me aneks të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 te marrëveshjes në lidhje me nen 10 pra vetmenaxhimin. Samiti këshillit evropian është ngjarja dhe vendi ku do duhet të ndodhte kjo. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin. Qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb kanë të drejta të garantuara, 17 perqind të përfaqësuesve lokalë në kuvende komunale janë serbë. Ne e dimë që deputetët nganjëherë bëjnë bojkot përkohësisht për ndonjë çështje por ta bësh bojkotin tërë kohën, ky është një dëm i madh që i bëhet komunitetit serb së pari, dhe pastaj përpjekje për të dëmtuar shtetin e Kosovës. Ne e duam integrimin e serbëve në jetën institucionale në Kosovë”.
“Pas më shumë se një dekade të insistimit në Asociacion, në Zajednicë, Serbia dje ka refuzuar ta nënshkruante një draft për vetmenaxhim që është sjell nga vetë BE-ja dhe ShBA-ja. Në një kohë kriza të shumta, takimi në nivel të lartë tregon për rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Kryeministri Kurti.
Sipas kryeministrit kosovar, duket se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka rënë pishman.
“Presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan sepse ai i ka thënë po marrëveshjes në mënyrë që të mos nënshkruajë e tash duket që i ka rënë pishman. Ka filluar gjithnjë e më shpesh ta përsëritë atë vargun që e pranon marrëveshjen në koncept por jo përmbajtje dhe zbatimin në mënyrë të kufizuar”.
Çka përmban propozimi i BE-së për Asociacionin?
I pyetur se çka përmban propozimi i BE-së për Asociacionin, kryeministri Kurti tha se emisarët kanë kërkuar që të mos flasin.
“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Evropën”.
Ai tha se ka hapa prapa, por për shkak të Serbisë.
“Kemi hapa prapa, për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, e cila kur nuk janë organet e sigurisë, janë grupet paramilitare që sponzorizohen nga shteti”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...