Lajme

Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë para agresionit rus

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 25 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në hapje të Samitit rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist

Kurti para të pranishmëve foli për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku përmendi rastin Brezovica.

‘Gjyqtarë, biznismen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sukesuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi’, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai shtoi se reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik në vend.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën.

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Kurti përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.

‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera