Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 04 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak ka theksuar se lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër arsyet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe po pengojnë përpjekjet e Kosovës për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kurti ka vënë në dukje se Kosova është njohur nga 117 vende, megjithatë pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Me katër nga këto vende (përveç Qipros) që janë gjithashtu pjesë e NATO-s, anëtarësimi i Kosovës në të dyja këto organizata po pengohet, tha Kurti në TVP World.
Ai shtoi se beson se Kosova, ashtu si Polonia, do të anëtarësohet në NATO para Bashkimit Evropian, duke synuar që Kosova të anëtarësohet në të dyja këto organizata, “jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar”.
Kurti theksoi se ato shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin zyrtarisht Kosovën i përdorin si justifikim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Në këtë kontekst, ai përmendi se ka një marrëveshje me Serbinë vitin e kaluar, e cila kishte për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.
“Problemi është se Serbia vazhdimisht e ka shkelur këtë marrëveshje dhe jemi shumë larg zbatimit të saj”, shtoi i pari i ekzekutivit kosovar.
Kurti argumentoi se një pengesë në marrëdhëniet me Serbinë është fakti që “ata refuzojnë të emancipohen nga Putini”.
“Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti. Ai shtoi se lidhjet e Beogradit me Moskën nënvizojnë “tensionin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë,” duke akuzuar Serbinë për sjellje agresive ndaj Kosovës “që të pëlqehet nga Federata Ruse”.
Kryeministri i Kosovës shprehu shpresën që gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes një “Federate Ruse despotike të presidentit Putin” dhe “demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.
Duke komentuar mbi luftën në Ukrainë, Kurti tha: “Gjenerata jonë po jeton në kohën e fashizmit rus. Dhe ne duhet ta luftojmë atë me demokraci, me sovranitet. Ne duhet të luftojmë me solidaritetin e të gjitha kombeve dhe shteteve evropiane”.
Kryeministri Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.
Shefi i ekzekutivit kosovar, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.
“Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai.
Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai./rtk
Të tjera
-
Zv/ministri i Kurtit për Banjskën: Me pas mbetë në mëshirën e KFOR-it do ta negocionin se ku po mbetet kufiri me Serbinë, në Vushtrri, Mitrovicë, apo…
“Me pas mbetë në mëshirën e ndonjë komandanti të trupave të KFOR-it në rastin...
-
Punonjësit e arsimit të Vitisë protestojnë për mos daljen e pagave
Punonjësit e arsimit të Komunës së Vitisë sot kanë protestuar para Qeverisë s...
-
Përmbytjet në Bosnje, raportohet për viktima dhe një numër të madh të të lënduarve dhe të zhdukurve
Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiq, K...
-
“Shpeshherë burrat më kanë thënë unë se kisha marrë kurrë gruan gazetare”, Haxhiaj rrëfen për sfidat e punës në terren
Gazetarja Serbze Haxhiaj, në emisionin Gratë n’Fokus me Meme Smajlin ka rrëfy...
-
Bllokohen përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës
Telekomi i Kosovës, njofton se pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbar...
-
Ministria e Hekuran Muratit po kërkon 32 zyrtarë me paga 500 euro
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqeni...
-
Zhduket një grua në Obiliq, nuk dihet ende vendodhja e saj
Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar ...
-
Kurti pas 9 ditësh kthehet në Kosovë, ky është aktiviteti i tij i parë
Më 25 shtator kryeministri Albin Kurti ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
-
Osmani në Francë, fotografi nga takimi me diasporën: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar
Me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organi...
-
77 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
77 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Në gjendje të dehur burri rrạh gruan në Shtërpcë
Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të...
-
Shpërthen bombola e gazit te “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka të lënduar
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke e montu...