Lajme

Kurti: Serbet e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 27 September 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Serbisë.

Kështu ka deklaruar ai gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku u ndanë 50 mijë euro për ta ndihmuar familjen e policit të vrarë në Banjskë, Afrim Bunjakut, raporton Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se të përfshirët në sulmin terrorist që rezultoi me vrasjen e Policit të Kosovës, janë në kërkim të institucioneve tona të drejtësisë për vepra penale në Kosovë.

-Advertisement-

“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit ushtarak, është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Ata janë në kërkim të institucioneve tona të drejtësisë për vepra penale në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Ata [terroristët] shfaqen përkrah presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai tutje.

Më tej, ai e ka vlerësuar aksionin e Policisë së Kosovës në Zveçan, duke thënë se ishte suksesi më i madh i PK-së që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

“Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listes Serbe, Milan Radojiçiq, është vërtetuar edhe rëndësia e ringjalljes së pluralizmit politik në mesin e serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Serbisë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera