Lajme

Kurti s’e thotë asnjë fjalë për reduktimet e rrymës: Ata që dështuan me dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 23 December 2021

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se ata që qeverisën me dekada duhet ta shohin vetën në pasqyrë kur e kritikojnë qeverinë e tanishme që ka bërë 9 muaj sot.

Kurti tha se ndonëse vendi ndodhet në krizë të vështirë energjetike po bëjnë gjithë çka munden që të dilet sa më lehtë nga situata.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike, po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq, ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri, duhet më parë ta shohin veten në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, tha ai.

-Advertisement-

Kur foli për punën e Qeverisë së tij, Kurti tha se ekonomia është kthyer drejt zhvillimit dhe se për këta nëntë muaj, janë hapur 10 mijë vende të reja të punës.

“Si kurrë më parë ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit, para gjashtë ditësh është votuar buxheti më i madh në histori. Eksportet kosovare deri në tetor 2021 janë në vlerë të 614 milionë euro investimet e huaja direkte, në vitin 2021 janë 388.9 milionë euro që përbën 80% ngritje. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”, tha ndër të tjera Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera