Lajme

Kurti: Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 15 October 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në një deklaratë për media ka folur për çështjet e arritura në këtë samit, gjersa sërish ka folur rreth pamundësisë së lëvizjes së lirë ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ai ka thënë se shteti boshnjak për shkak të Republikës Serbe, është shndërruar në Bjellorusi të vogël në Ballkanin

“Ne e kemi liberalizimin e vizave në Kosovë nga 1 janari dhe ndodhemi në një situatë paradoksale që nëse unë me pasaportë diplomatike të Kosovës nëse dua të shkoj në Sarajevë më duhet të shkoj në Shkup të marr vizë disaditore dhe kjo është një absurditet i mundimshëm.Andaj në kushtet kur ne e kemi ratifikuar të parët marrëveshjen për lëvizje të lirë me karta identiteti dhe kur kjo gjë nuk është bërë në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës unë kam ofruar që nga 1 janari qytetarët e Bosnjës të vijnë në Kosovë me karta identiteti ndonëse ata nuk do të mund të bëjnë të njëjtën gjë për shkak të Republikës Serbe atje, e cila është shndërruar në Bjellorusi të vogël në Ballkanin tonë Perëndimor”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri tutje shtoi se derisa kroatët e Bosnjës kanë pasaporta kroate, serbët kanë ato të Serbisë boshnjakët janë ata që ndëshkohen më së shumti dhe nuk është në rregull që edhe më tutje Prishtina e Sarajeva të mos mund të udhëtojnë lirshëm. “Nëse ndërkohë nuk bëhen ratifikimi në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës qytetarët e Bosnjës me karta identiteti do të kujdesimi që me vendim të Republikës së Kosovës të mund të vijnë lirshëm”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera