Lajme

Kurti reagon pas letrës që mori nga Sekretari Blinken

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 13 January 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në tiëtter, e ka mirëpritur letrën dhe mbështetjen që i erdhi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kurti tha se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje që prodhon njohje reciproke.

“E mirëpres letrën dhe mbështetjen e sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për prioritet dhe punët tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që prodhon njohje reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera