Lajme

Kurti publikon pamje: Terroristët e Banjskës u trajnuan në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 01 October 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka riprezantuar pamje të autoriteteve kosovare, të cilat dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Ai thotë se këta terroristë ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade, transmeton klankosova.tv.

Teksa të tjerat stërvitje, Kurti thekson se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

-Advertisement-

I gjithë ky sulm i terroristëve serbë, kryeministri i Republikës së Kosovës, thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

”Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera