Lajme

Kurti shkruan për dy vjetorin fitores së zgjedhjeve, por i bie pishman dhe e fshinë postimin

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 14 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak më parë publikoi një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Por si duket për këtë postim ai i ka rënë pishman, të cilin pas pak minutash e fshiu.

Krahas këtij postimi ai publikoi një fotografi ku bashkë me të ishin edhe kryepralamentari, Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

-Advertisement-

“Bashkë sot, sikurse më 14 shkurt 2021, sikurse në secilën prej 730 ditëve që lamë pas. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.

Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vet ndryshimi. Ishte fitore, sepse fitoi populli dhe demokracia. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve tanë, të cilëve do të ju shërbejmë çdo ditë me përpikmëri.

Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, kishte shkruara Kurti në postimin e fshirë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera