Kurti priti në takim zv.Drejtorin Menaxhues të FMN-së
Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 20 September 2022
Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë zëvendës Drejtorit Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li.
Gjatë takimit u theksua se gjatë këtij viti, pavarësisht nga indikatorët pozitiv, mjedisi ekonomik është i rrethuar me rreziqet si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Rritja e çmimeve ndërkombëtare për shkak të konfliktit si dhe mosbalancimit ndërmjet ofertës dhe kërkesës pas heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë, kanë çuar në një rritje progresive të inflacionit kudo, edhe në Kosovë.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri Kurti theksoi se rritjen ekonomike të vitit të kaluar, prej 10.7%, e kemi kthyer te qytetarët, me masa mbështetëse për familjet dhe bizneset e cenueshme, shtesa në paga për punëtorët, mbështetje për punësim si dhe shtesa për fëmijë e lehona.
Bo Li përgëzoi Qeverinë për ndërmarrjen e masave në kohë të duhur, për të zvogëluar ndikimin te qytetarët të krizës së trefishtë me të cilën po përballet Evropa dhe për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal.
Ai e vlerësoi si të mençur vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale nga Trusti, që do të minonte sistemin pensional.
U potencua se në qershor u bë një rishikim i jashtëzakonshëm i buxhetit të vitit 2022, për të akomoduar një pako prej 150 milionë eurosh për mbështetje direkte për qytetarët, që synon të mbrojë familjet dhe bizneset nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve dhe si vazhdim i masave të parashikuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.
U bisedua edhe për krizën energjetike, që po prekë edhe Kosovën, sikurse pjesën më të madhe të botës, ndërsa u veçuan masat e ndërmarra nga Qeveria për kursim dhe subvencionim të energjisë elektrike.
Duke vlerësuar mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë përmes projekteve dhe mbështetjes buxhetore, Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati theksuan se mirëpresin përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për mbështetje me likuiditet në rast nevoje, për të tejkaluar sfidat që kemi përballë.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...