Lajme

Kurti priti në takim kampionin e superligës në basketboll, KB Peja

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 26 May 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim kampionët e këtij edicioni të superligës së basketbollit në Kosovë, KB Peja, duke potencuar se edicioni i sivjetmë ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh, duke potencuar kështu se rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror.

Bëhet e ditur se ai uroi drejtuesit dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja për arritjen në këtë sezon dhe u dëshiroi edhe më shumë suksese në të ardhmen. Po ashtu theksoi se si qeveri janë të interesuar që ta forcojnë sa më shumë sportin, i cila theksoi se ka shumë rëndësi për rininë dhe për shëndetin, por edhe për afirmimin e shtetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera