Lajme

Kurti priti në takim familjarët e dr.Shpëtim Robaj

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 01 October 2022

Në 24-vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, dr. Shpëtim Robaj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.

Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh.

-Advertisement-

“Në takim ishin të pranishëm: znj. Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me znj. Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe znj. Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera