Kurti priti në takim drejtorin rajonal të BERZh-it, folën për mundësi të reja bashkëpunimi
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 21 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mirëpriti në takim drejtorin rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangelim së bashku me drejtorin aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.
Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit, kryeministri e falënderoi drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor, për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje Maslichenkos.
Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in.
Colangeli, në emër të BERZh-it, shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.
Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lamë pas, kishte takuar presidenten e BERZh-it, Odile Basso.
Të tjera
-
Lirimi i Dakajt nga burgu i Serbisë, avokati: Qeveria aspak mbështetëse ndaj tij
Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkuar për vizitë tek Hasan Dakajt, pas lirimit të...
-
Policia i shkuan në banes për shkak të zhurmës së madhe, burri në Fushë Kosovë i sụlmon ata
Një burrë në Fushë Kosovë është dërguar në mbajtje pasi sulmoi zyrtarët polic...
-
Burri në Rahovec raporton se dikush ia vodhi një çantë nga vetura, aty kishte para dhe “një orë të shtrenjë zvicerane”
Një person në Rahovec ka raportuar se dikush ia ka hapur veturën dhe aty kanë...
-
Tërmet në afërsi të Kaçanikut
Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërm...
-
Mandarinat shqiptare me pesticide, Vuksani: Janë gjetur substanca të ndaluara nga BE, shkaktojnë dëm tek njerëzit
Pedagogu dhe eksperti i Bujqësisë, Gjok Vuksani në një intervistë në Ora News...
-
Stuhia e borës mbërthen ShBA-në
Një stuhi e madhe e borës, akullit, erërave dhe ulja e temperaturave në Shtet...
-
Përurohet objekti i ri i QKMF-së në Mitrovicë
Sot mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mje...
-
Asambleja e NATO-s: Prania e forcave në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve
Rreziqe të shumta paralajmërohen në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë nëse nuk ka...
-
Borë e dendur në Gjermani, anulohen qindra fluturime
Gjermania po përballet me kushte të ashpra të motit dimëror, duke shkaktu...
-
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare, edhe këtë mëngjes përballen me pritje të gjata
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përba...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë hedhjen e shortit për subjektet...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius
Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës paras...