Lajme

Kurti priti në takim Ambasadorin e Tajlandës në Budapest, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 04 October 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Tajlandës në Budapest, z.Nipon Petchpornprapas, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi për media thuhet se kanë theksuar progresin demokratik dhe indikatorët pozitiv ekonomik në vendin tonë ku Kurti foli për mundësitë për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, në shkëmbime tregtare dhe kulturore.

“Ambasadori Petchpornprapas shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave në agrikulturë dhe shëndet publik. Në takim u theksua potenciali dhe vullneti i të dyja shteteve për thellim e zgjerim të marrëdhënieve bilaterale. U bisedua për marrëveshjet me interes të ndërsjellë, si ajo për bashkëpunim ekonomik, si dhe për mbrojtje dhe nxitje të investimeve”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera