Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze, e falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 28 June 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në komunikatën për media thuhet se Kurti falënderoi ambasadoren Lobbezoo që gjatë mandatit të saj transmetoi miqësinë dhe mbështetjen e Holandës.
“Në këtë periudhë me zhvillime të shumëta, bashkëpunimi i ndërsjellë ka kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kryeministri theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe popujve të dy vendeve janë forcuar edhe më shumë, sidomos pas liberalizimit të vizave. I shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe ambasadores Lobbezoo ndaj Kosovës gjatë procesit tonë të aplikimit për në Këshillin e Evropës”.
“Krahas rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit evropian, në takim u diskutua edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Holandeze për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, përmes programeve dhe nismave të ndryshme. Në këtë kontekst u veçua programi MATRA, zbatimi i të cilit ka nxitur zhvillimin e këtij komuniteti dhe ka ndikuar në fuqizimin e organizatave joqeveritare lokale në vendin tonë. Tej, ai theksoi se fokusi i Ambasadës Holandeze në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës në qeverisjen dhe sistemin e drejtësisë, është i një rëndësie të madhe për vendin tonë”.
“Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj. Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Lobbezoo suksese në angazhimet e saja të radhës”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...