Kurti premton ndërtimin e stadiumit nacional
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 13 September 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit nacional.
Kështu bëri të ditur Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar organizimin e Lojërave Mesdhetare si ngjarjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë.
“Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë”.
“Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend. Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një shtet që nuk ka dalje në det”, tha Kurti.
Kurti shtoi se në programin për ndërtimin e infrastrukturës, janë të parapara të ndërtohen e rinovohen 24 objekte sportive, si stadiumi nacional, pishina olimpik, poligoni i shenjtërisë e të tjera.
“Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Numri total i objekteve sportive të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24… Katër objekte sportive do të rinovohen, duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, katër ndërtime të reja që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë”.
“Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit të Gjilanit”, tha ai.
Të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Kosova e fitoi më 8 shtator në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...