Lajme

Kurti: Politikanët e partive tjera janë zullumqarë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 04 June 2017

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Skenderaj se Drenica është e Adem e Hamzë Jasharit si dhe të të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirim e atdhe.

Kurti tha se do të kenë shumë punë, sepse Kosova ka shumë papunësi e kjo po ndodh se partia të punëson e shpunëson.

Ekonomia, sipas tij, është në duart e partive të cilat nuk kanë as program ekonomik e as politik.

-Advertisement-

“Por, me Vetëvendosjen në qeverisje kemi alternativë dhe 40 pikat qeverisëse, të cilat bëjnë të rritjen e prodhimit vendor dhe punësimit të qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Ai ka quajtur politikanët e partive të tjera zullumqarë.

“Këta politikanë po i quaj zullumqarë, të cilët sa po janë të rinj po vjedhin me vllazni e kur po plaken me djemtë e tyre. Punësimi e biznesi sipas mbiemrave bie me qeverinë e VV-së”, ka thënë Kurti, teksa u tregoi që 11 qershori është data për përfundimin e keqqeverisjes. /KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera