Lajme

Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 25 September 2024

Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me zyrtarë shtetesh që po marrin pjesë në javën e nivelit të lartë, në kuadër të sesionit të 79’të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar në konsullatën e Kosovës.

Si fillim, Kurti tha se ishte nikoqir Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

“Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, thekson Kurti.

-Advertisement-

Vazhdon për takimin me homologun e tij nga Islanda Bjarni Benedikstsson, siç thotë po zhvillohen “diskutimet për të arritur marrëveshje për tregti të mirë me shtetet e anëtare të EFTA-s”.

Takim, Kurti pati edhe me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Diskutuam për performacën ekonomike të vendit gjatë qeverisjes sonë, për zbatimin e programeve që kemi me FMN-në dhe për bashkëpunimin në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës së investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes. Ajo na uroi për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik, për çka theksoi se Kosova jonë mund të shërbejë si shembull dhe për vendet tjera”, informon Kurti.

“Ndërkaq ndërmjet takimeve bilaterale, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mora pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, që kryesohej nga Presidenti i saj, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Aty theksova se përballë sfidave kryesore të kohës sonë, vlerat socialdemokrate, të rrënjosura në solidaritet, barazi dhe prosperitet të përbashkët janë më relevante se asnjëherë më parë”, shtoi ai.

Duke paralajmëruar edhe takime të tjera.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera