Lajme

Kurti përmend sukseset e Qeverisë për energji dhe digjitalizim

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 07 January 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në facebook, ka përmendur sukseset e Qeverisë gjatë vitit që lamë pas, në fushën e energjisë dhe digjitalizimit.

Përveç miratimit të Strategjisë së re të Energjisë, Kurti përmendi edhe marrëveshjen me MCC-në, ndërtimin e impianteve solare, inaugurimin e Parkut të Erës në Selac, e kështu më radhë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

-Advertisement-

2022: Qeveria për energji dhe digjitalizim

Gjatë vitit që porsa lamë pas:

Miratuam Strategjinë e re të Energjisë 2022-2031

Nënshkruam marrëveshje për dy projektet më inovative të energjisë në rajon:

– Me MCC për ndërtimin e kapaciteteve për rezerva prej 340 MWh (236.7 milionë dollarë);

– Për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare prej 50 MW termale, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me BE, KfW dhe BERZh.

Inauguruam Parkun e Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat;

Investuam për efiçencë të energjisë:

– mbi 4 milionë euro për 29 ndërtesa publike;

– rreth 5 milionë euro për 38 projekte të reja.

Disbursuam 95 milionë euro për të ndihmuar qytetarët e bizneset në përballje me krizën energjetike;

Ndamë 6 milionë euro për 10 mijë familje për të subvencionuar pajisjet që do të ulin rreth 70% konsumin e energjisë;

Ndaluam përdorimin e energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave;

Shtrimë rrjetin e Telekomit të Kosovës në komunat në veri të vendit;

Arriti në 130 numri i shërbimeve elektronike;

1500 të rinjë u trajnuan për shkathtësi digjitale;

U sigurua qasje në internet pa pagesë për 105 shkolla dhe 43 institucione shëndetësore;

Arritëm mbulueshmëri prej 100% të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit brezgjerë;

Në indeksin GTMI të Bankës Botërore u ngritëm nga grupi C në grupin B për fokusin në qeverisje digjitale;

Lansuam Sistemin për Hartimin e Legjislacionit (LDS);

Inauguruam Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor me vlerë prej 2.7 milionë euro, icili mbulon tërë territorin e vendit në shërbim të sigurisë kombëtare;

Lansuam Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera