Lajme

Kurti përkujton Bahri Fazliun: Nëse e duam atdheun siç e deshën dëshmorët, le të ecim rrugës së tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 07 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e rënies së dëshmorit Bahri Fazliu, i cili u vra në Bogiqe, zonë kufitare mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.

Kurti tha se Fazliu edhe në momentin e rënies së tij, ai shkrepu armën drejt armikut duke vrarë një nga ushtarët jugosllavë që e vranë atë.

“Pas vrasjes së të vëllait, Fahriut më 1989, ai u betua mbi trupin e tij se do të vazhdonte rrugën politike të tij për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Atë kohë anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Bahriu u arrestua dhe u burgos për 6 muaj. Por burgu nuk e lëkundi, përkundrazi, ai refuzoi nxitjen e avokatit që të shprehej i penduar për veprimtarinë e tij politike, shkroi Kurti.

-Advertisement-

I pari i qeverisë kujtoi kohën kur Bahri Fazliu me aktivistë të tjerë të LPK-së më 25 maj 1993 formuan Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK).

“Nga kjo kohë, Bahriu që nga shokët quhej me nofkën “Gëzimi”, do të vepronte dhe jetonte në ilegalitet. Ky njeri që kishte udhëhequr orkestrën “Zëri i Kosovës”, ku ai këndonte dhe luante në çifteli, në sharki, në fyell dhe në kitarë, nga tani do të orkestronte lëvizjet e LKÇK-së për përgatitjen e luftës së armatosur kundër Serbisë okupatore, për çlirimin e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera