Kurti: Përfshirja e grave në Policinë e Kosovës larg kërkesave të përfaqësimit të Ligjit për Barazi Gjinore
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 20 December 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë nuk është i mjaftueshëm përfaqësimi i grave në Policinë e Kosovës.
Ai, në konferencën ku u lansua “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës”, ka theksuar se ky projekt ka për qëllim që të eliminohen të gjitha parregullësit sa u përket të drejtave të grave në PK.
“Përfshirja e grave në sektorin e Policisë së Kosovës, tani ka krijuar një traditë dhe një realitet për vendin tonë, por është ende larg kërkesave të përfaqësimit të Ligjit për Barazi Gjinore dhe të aftësive të vajzave dhe grave të vendit tonë”.
“Janë një varg faktorësh që e vështirësojnë pjesëmarrjen e grave në këtë sektor, duke filluar nga zakonet kulturore që ende i mbajnë gratë larg uniformës. Për të angazhuar vajza dhe gra më shumë në këtë sektor duhet të punojmë të gjithë, duhet të krijojmë ambient të sigurt dhe paparashikime, me politika dhe instrumente efektive që parandalojnë dhe dënojnë çfarëdo mënyre të ballafaqimit me rastet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Në sektorin e sigurisë domosdoshmëritë duhet të ketë me tepër gra, që siguria publike efikase dhe paqja e qëndrueshme”.
“Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje të Policisë është domosdoshmëri e kohës, nuk duhet vetëm përfshire formale, por duhet pjesëmarrje aktive. Përfshirja do të thotë kontribut i grave, por pjesëmarrja do të thotë se edhe ato do të fitojnë. Ato japin kontribut, andaj edhe duhet të fitojnë, nëse nuk ka zë gruaje në përgjigjen institucionale ndaj kërcënimeve të sigurisë njerëzore, edhe reagimi do të jetë gjysmakë, i pabalancuar dhe do të humbin nuancat e domosdoshme për përgjigje efikase për të shpëtuar jetën dinjitetin dhe vlerat qytetare”.
” ‘Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës’ ka për synim këto rreziqe t’i tejkalojë me angazhim, bashkërendim, mjete adekuate buxhetore dhe profesionalizëm në zbatimin e çdo aktivitet”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...