Lajme

Kurti përballë Vuçiqit në Forumin e Davosit

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 25 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare.

Në disa fotografi të publikuara nga ky takim, Kurti shihet i ulur përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, i cili poashtu po merr pjesë në këtë Forum.

Në këtë mbledhje, prezent është kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

-Advertisement-

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftimin në Twitter, ku janë postuar edhe fotografitë, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera