Kurti për vizitën në Estoni: Kryeministrja ofroi mbështetje për liberalizimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 19 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij zyrtare që ka zhvilluar në Estoni.
E ka nisur me takimin që ka pasur me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, duke thënë se ajo ka ofruar mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike dhe procesin e liberalizimit të vizave.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka folur edhe për takimet tjera që ka pasur atje.
Postimi i plotë:
Vizitën zyrtare në Estoni, e fillova me takimin me Kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Në drekën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, theksuam ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë. Falënderova ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme.
Në Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) takova Drejtorin Ekzekutiv, Hannes Astok, e në e-Estonia Briefing Centre, u prita nga Menaxherja e përgjithshme, Ave Lauringson. Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Akademinë Estoneze të E-Qeverisjes (eGA). Si rezultat, ekspertë nga Estonia po ndihmojnë Kosovën në hartimin e strategjisë së re për E-Qeverisje, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital.
Fushat e bashkëpunimit që forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin tema e takimeve të ndara në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Estonisë, Jüri Ratas dhe Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.
Avancimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks te qeverisja digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë në kontinentin e Evropës, ishin pjesë qendrore e diskutimeve në takimet që patëm bashkë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadoren jo rezidente të Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltarin tim, Lulëzon Jagxhiu.
Të tjera
-
PAMJE EKSKLUZIVE: Kamerat e sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit u blenë në Beograd, flet shoferi i kamionit
Një kamion plot me kamera të sigurisë u shkarkua sot në oborrin e Ministrisë ...
-
Vlora Dumoshi viziton tregun me shumicë në Prishtinë: LDK fokusohet në zhvillimin e bizneseve dhe infrastrukturës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi ka vi...
-
Ferat Shala: Të rinjtë janë forca dhe frymëzimi për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Kolgeci: Rinia është e ardhmja, dhe e ardhmja duhet të jetë e drejtuar me vizion, mundësi dhe guxim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 91, Selman K...
-
Skandaloze: Një kamion me kamera të sigurisë të cilat shteti i bleu në Beograd, shkarkohet në oborrin e ministrisë së drejtësisë
Mund të duket e pabesueshme, por është e konfirmuar me zë dhe figurë. Ky k...
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...