Lajme

Kurti: Për t’i përmirësuar kushtet arsimore çdo vit, e kemi rritur buxhetin

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 04 September 2024

Në fshatin Dumosh të Podujevës është bërë përurimi i shkollës së re “Musli Dumoshi”.

Në përurimi e këtij objekti po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Këtu kryeministri Kurti ka thënë se në këto klasa do të rriten e ndritën mendjet e reja. U shpreh se për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit e kanë rritur buxhetin për arsim. Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojnë të rrisin mbështetjen e shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve e sipas tij përkrahja do te jetë e pandërprerë.

-Advertisement-

Vlera financiare e shkollës në Dumosh është mbi 580 mije euro.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se vazhdojnë të punojnë çdo ditë për ofrim e kushteve më të mira për nxënësit. Ajo ka thënë se beteja tani është për avancimin dhe shkollimin e fëmijëve tanë.

Kryetari i komunës së Podujevës , Shpejtim Bulliqi foli për investimet në këtë shkollë. Shtoi se ky projekt ka filluar në qershor të vitit 2023 dhe është realizuar me komplet buxhetin e Komunës. /RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera