Lajme

Kurti për tarifat e reja të energjisë elektrike: Shumë shpejt do të dërgojmë komentet në ZRrE

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 25 January 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Ndërkaq, sa i përket inicimit të hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe, shefi i ekzekutivit është shprehur se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi.

Me rastin e prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Albin Kurti është deklaruar edhe për çështjen e kryeprokurorit, meqë Aleksandër Lumezit i përfundon mandati në muajin prill.

-Advertisement-

“Unë nuk zhvilloj bisedime me kandidatët të cilët mund të jenë për kryeprokuror, është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejtën të bëhen kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë dhe të fitojnë”, deklaroi Kurti.

Ai u shpreh se së shpejti do të dërgojnë komentet e tyre në ZRrE në lidhje me ndryshimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.

“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës. Ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e të Kushtetutës në Kosovë nuk ndërhyn Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo është një detyrë të cilën e zbaton prokuroria dhe gjyqësori dhe mekanizmat e tjerë ligj-zbatues”, tha Kurti.

Ai është pyetur edhe për inicimin e hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe.

“Ne do të dërgojmë komentet tona, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur shtetëror, ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRrE-së, bazuar në raportin e vet t’i trajtojë dhe sugjerimet e të tjerëve”, shtoi kryeministri Kurti.

Sa i përket deklaratës së drejtorit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës se të gjitha drejtoritë aktualisht janë me ushtrues detyre dhe konkursi është ndalur me rekomandimin e Kurtit, ky i fundit u shpreh se duhet të pyetet Ministria e Punëve të Brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera