Lajme

Kurti për takimin e radhës në Bruksel: Do jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 16 February 2023

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se imazhi i Kosovës në botë, në ditët e sotme, është më i miri, prej se është shpallur pavarësia, 15 vite më parë.

Kurti tha se në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, festojmë me gëzim për sukseset dhe në të njëjtën kohë me dhembje për çmimin e lartë që kemi paguar.

Ai këmbënguli se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti tha se një gjë e tillë nuk kërkohet nga serbët që jetojnë në këto komuna, por nga vetë Serbia, pasi sipas tij, Serbia nuk lejon integrimin e serbëve në shtetet fqinje, pasi që ende synim ka krijimin e një ‘Bote Serbe’. Ai po ashtu tha se në të njëjtën marrëveshje ku bën pjesë Asociacioni, Serbia e ka shkelur kur i dërgoi letra pesë shteteve të BE-së mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

-Advertisement-

Kurti po ashtu tha se po pret ftesë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për një takim të ardhshëm në Bruksel mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë është ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëj ai këtë, natyrisht se varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ”, ka thënë Kurti për DW.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera