Lajme

Kurti për shtesat prej 100 euro: Jemi nga vendet e rralla që po veprojmë kështu

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 13 April 2022

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kosova është nga vendet e rralla që ua jep nga 100 euro rreth 800 mijë qytetarëve.

Ai përmendi Gjermaninë dhe Francën, dy shtete që kanë vepruar njësoj.

“S’jemi të vetmit që po zbatojmë masa si këto, tetorin e kaluar Franca ndau nga 100 euro për punëtorët dhe pensionistët. Muajin e kaluar, Gjermania ndau nga 300 euro shtesë për të gjithë punëtorët si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, tha Kurti.
Kurti ndër të tjera iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të konsumojnë sa më shumë produkte vendore dhe t’i kërkojnë kuponët fiskalë.

-Advertisement-

Ndërkohë, gjatë mbledhje së sotme, Qeveria pritet të shqyrtojë ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore, miratimin e vendimit për rishikim të buxhetit dhe të votohen masat e reja ekonomike në ndihma për të gjithë punëtorët, pensionistët e studentët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera