Lajme

Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 October 2024

Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova e Serbia tashmë kanë marrëveshje të arritur, jo vetëm dialog.

Kreu i qeverisë ishte i është përgjigjur shkurt pyetjes së gazetarëve për progresin në këtë proces “Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha ai.

Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe ende nuk dihet nëse ata do të kenë një takim tripalësh.

-Advertisement-

Takimi i fundit midis kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviq nuk patën takim tripalësh por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.

Para takimit në Bruksel, emisari Miroslav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera