Lajme

Kurti për “Open Ballkan”: Nuk e di a përfundon me “s” ose jo

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 14 September 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e di nëse nisma “Open Ballkan” përfundon me “s” në fund.

Ai, në një konferencë për media, i pyetur se a ka biseduar në drekën e djeshme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për “Open Ballkan”, Kurti deklaroi që jo.

“Në drekën  që kemi pasur nuk është përmendur ‘Open Ballkans’ ose ‘Open Ballkann’ nuk e di a është me ‘s’ në fund apo nuk është, ‘Ballkani i Hapur’. Po ajo që mund të them, është se kemi diskutuar për përgatitjet për ‘Procesin e Berlinit’”,ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera